Dy futbollistë të rinj mund të bëhen pjesë e kombëtares shqiptare duke nisur nga grumbullimi i radhës për ndeshjen me Çekinë.
Sulmuesi Arbnor Muja, i Anverses në Belgjikë dhe Mirlind Daku i Rubin Kazan gjurmohen prej kohësh nga stafi i Federatës së Futbollit, transmeton Arbresh.info.
Ata janë pëlqyer nga trajneri Sylvinho i cili ka kërkuar ti ketë në skuadër.
Tv Klan ka mësuar se ftesa për ta është dërguar në klubet përkatëse dhe dëshira është që ata të jenë pjesë e grupit, që për ndeshjet e shtatorit.
Gjithsesi ende nuk është e qartë nëse do të jenë të pranishëm, pasi ata më parë janë thirrur për të përfaqësuar Kosovën me ekipin u-21 dhe kombëtaren A, por nuk janë aktivizuar.
Para fundit të kësaj jave, pritet që trajneri i Kombëtares shqiptare të bëjë publike listën e futbollistëve me të cilët do të punojë për dy ndeshjet më të rëndësishme të kualifikueseve të Euro 2024, me Çekinë dhe Poloninë.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I