Google ADS

Daku buzëqesh më në fund, pjesë e listës së Sylvinhos për Euro 2024

16:49 | 27 Maj 2024
D.H

Shqipëria publikoi listën për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”, këtë të hënë.

Trajneri, Sylvinho ka zgejdhur 27 futbollistë ku pati shumë befasi në zgjedhjet e tij.

Një emër që nuk mungoi është Mirlind Daku.

Sulmuesi nga Gjilani nuk ishte i ftuar në listën e muajit mars nga Sylvinho për dy miqësoret dhe u bë bujë e madhe mediatike.

Mirëpo në listën e fundit Daku nuk mungoi.

Paraqitjet e tij në Rusi bënë që Daku të arrij të ftohet përpara disa emrave të mëdhenj tek kombëtarja si Myrto Uzuni e Sokol Cikalleshi.

Daku pati një sezon të hatashëm në Rusi me Rubin Kazanin me 10 gola e katër asistime.

Kujtojmë që Mirlind Daku ka qenë edhe pjesë e kampanjës kualifikuese të Shqipërsië ku ka qenë kyc në dy ndeshjet vendimtare.

Sulmuesi shqiptar në kualifikime realizoi një gol dhe një asistim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme