Google ADS

Daku bëri tatuazhin e Komandant Katanës, tani fton gruan e tij të shikojë ndeshjen Shqipëri – Çeki

11:48 | 19 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Mirlind Daku ishte në qendër të vëmendjes, pasi shënoi gol për Shqipërinë.

Përveç që u fol për golin, vëmendje morri edhe tatuazhi që ai mbante mbi shpinë ku shkruhej “Katana 138”.

“Katana 138” është nofka e heroit të UÇK-së Agim Ramadani, ndërkohë që këmba në tatuzah i përket gjeneralit Hysen Berisha, i cili ishte personi i parë që shkeli kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë pas hapjes.

Tani Daku ka ftuar gruan e Ramadinit, Shukrijen që ta ndjek nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Në një intervistë për Top Channel ku ishin të ftuar të dy, Daku tha se ai do të ishte i gatshëm t’ia siguronte biletat për ndeshjen me Shqipërinë.

“Nëse dëshiron që të vijë të shikoj ndeshjen e Shqipërisë do t’ia sigurojë biletën që të vijë”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme