Daku alarmon Sylvinhon, shënon dhe asiston brenda 35 minutave në kampionatin rus

16:39 | 31 Mars 2024
D.H

Mirlind Daku po kalon në formë shumë të mirë në Rusi, tek skuadra e Rubin Kazanit.

Dakut iu deshën vetëm 35 minuta për të shënuar një gol dhe dhuruar një asistim në ndeshjen që Rubin Kazan po e luan ndaj Akhmat Groznyt.

Fillimisht, Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare minutën e 12-të asistoi për Randjelovic në qendër të zonës, i cili realizoi për epërsinë e Rubin Kazanit.

Ndërkohë në minutën 35-të, Daku realizoi gol.

Ky ishte goli i parë për vitin 2024 me Rubin Kazanin, ndërsa në përgjithësi ishte i pesti.

Pas pjesës së parë Rubin Kazan është duke triumfuar me rezultat 2-0./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme