Drenica ka treguar formë shumë të mirë në stinorin pranveror të Vala Superligës së Kosovës në futboll, raporton Arbresh.info.
Një ndër futbollistët kryesor të kësaj skuadre, Taulant Dajaku, vlerëson se ekipi ka treguar paraqitje të kënaqshme. “Një fillim i vështirë pas dy humbjeve të thella, aksidentale dhe pastaj reaguam në mënyrën më të mirë duke koleksionuar një varg rezultatesh pozitive. Mendoj se kemi bërë paraqitje të mira në këtë kohë dhe kjo është meritë e djersës së gjithë ekipit. Kemi sinkronizuar në mënyrë të mirë eksperiencën me entuziazmin e të rinjëve”, ka thënë Taulant Dajaku për Arbresh.info.
Drenica pas xhiros së 26-të ndodhet e shtata me 31 pikë të grumbulluara. /Arbresh.info
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...