Ballkani ka fituar ndeshjen e parë në Conference League, duke e mposhtur Larne.
Përballja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 3:0.
Pas, ndeshjes i lumtur është shprehur trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.
“Larne është një ekip që ka karakteristika të veçanta. Kemi poseduar mirë topin, kemi pasur ritmin e mirë deri në fundin e takimit, mos të harrojmë se ne sa jemi kthyer nga Bullgaria dhe kemi pasur veç katër ditë kohë me u përgatit. Orari ishte i ngjeshur, do ta përsëris se kemi marrë lojtarë shumë të mirë. Ndeshje të mirë luajti Kryeziu”, tha fillimisht Daja.
Megjithatë ai theksoi se ndeshja ende nuk është mbyllur.
“Kemi luftuar të gjithë si grup dhe kemi bërë një hap të mirë në këtë ndeshje. Futbolli nuk është 90 minuta, por 180 minuta në kualifikime. Ne duhet të kapim akoma më shumë ritmin tonë më të mirë e të shohim më pas. Gjithmonë ka më mirë, por rezultati 3-0 është i mirë. Janë ekip që pësojnë pak. U mbrojtën me 11 lojtarë, por na kënaq fakti që shënuam tre gola”, përfundoi Daja.
Pasi u eliminua nga Ludogorets në Champions League, Kampioni i Kosovës do të kërkojë që për të dytin vit radhazi të luaj në fazën e grupeve në Conference League.
Ndeshja e dytë në kompeticonin e tretë të Evropës do të zhvillohet më tre gusht në Irlandë./Arbresh.info/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë