Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, është deklaruar shkurtimisht pas ndeshjes me Prishtinën, duke thënë se ekipit të tij i kushtuan rastet dhe se rezultati i barabartë ishte më i drejti.
Prishtina dhe Ballkani luajtën baras me rezultat 0-0 në derbin e javës së 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
“Besoj se ka qenë ndeshje e luftuar, me presing ofanziv e defanziv, nga të dyja ekipet. Ishim në ekuilibër gjatë gjithë kohës sepse edhe në ndeshjen e fundit që e kishim me Prishtinën, u mundua të na kapte në kundërsulme. Kemi pasur disa raste më tepër se Prishtina, por kryesisht pati luftë në mesfushë”.
“Duke u nisur nga fakti që nuk i shfrytëzuam rastet dhe atë që prodhoi loja, rezultati i barabartë ishte më i drejti. Sulmuesit duhet të jenë më të vëmendshëm para portës, duhet të jenë më efektiv në zonën e golit”, ka thënë Daja pas ndeshjes.
Ballkani do të rikthehet përsëri në aksion të mërkurën ku do të ballafaqohet me Suharekën në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës./Telegrafi/
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura