Ballkani nesër do ta fillojë aventurën në ndeshjet kualifikues të Champions League.
Para ndeshjes konferencë për media ka mbajtur trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ilir Daja.
“Mendoj që do të bëjmë të njëjtën lojë. Pasi kemi një mbrojtje e sulm mjaft fleksibilitet. Duhet të respektojmë kundërshtarin, por edhe skuadrën tonë pasi kemi marr eksperiencë. Ne do të luajmë lojën tonë dhe nuk do ta parkojmë autobusin. Ne do të bëjmë më të mirën, jemi përgatitur në maksimum. Do të bëjmë më të mirën të mundshme për të treguar vlerën e futbollit kosovar”.
Ai ka folur edhe për ardhjet e reja, për të cilët ka thënë se ende nuk janë gati të garojnë.
Ballkani nesër në “Fadil Vokrri” pret Ludogorets me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info/
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?