Ballkani ka pësuar humbje me rezultat minimal 1-0 nga Drita në Gjilan.
Pas humbjes trajneri Ilir Daja, u ndal tek forma e dobët e Ballkanit ndërsa nuk munguan disa fjalë as për gjyqtarët, shkruan Arbresh.info.
“Nuk kam pasur asnjëherë probleme me gjyqtarët. Të vetmen gjë që kam thënë është që të na lejojnë të luajmë lojë efektive. Nuk kam asgjë me gjyqtarët, por ajo që është evidente është se lojtarët kryesorë të Ballkanit nuk janë në gjendjen më të mirë”, tha Daja.
Ai theksoi problemet e Ballkanit dhe me përmiësimin e gjendjeve fizike do të kthehen tek rezultatet pozitive
“Kjo u vu re, sepse me kaq shumë probleme bie edhe niveli. Besoj se me përmirësimin e gjendjes fizike, nuk do të mungojnë rezultatet”, shtoi ai.
Daja për fund tha se do të nxjerrin konkluzionet pas kësaj humbje.
“Jemi kryesues dhe do të vazhdojmë të nxjerrim konkluzionet tona për këtë humbje. Ndoshta edhe pritej ky rezultat duke ditur gjendjen fizike”, ka thënë Daja.
Ballkani sfidën e radhës e luan në shtëpi ndaj Gjilanit.
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...