Ballkani ka mposhtur Lirinë e Prizrenit me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 28-të në Superligë.
Pas ndeshjes Ilir Daja u shpreh i lumtur për fitoren teksa theksoi se janë edhe tetë finale, shkruan Arbresh.info.
“U liruam me golin e Gripshit dhe mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Janë edhe tetë finale dhe jemi ende në garë për Kupë”, ka thënë Daja.
Strategu shqiptar tregoi se skuadra nuk është në gjendje të mirë nga ana psikologjikë për shkak të rezultateve.
“Ne vazhdojmë të mos jemi në gjendjen më të mirë, kjo më shumë nga ana psikologjike për shkak të rezultateve”, vazhdoi Daja.
Ai ka një falënderim për Lirinë që pavarësisht pozitës së fundit e respekton kampionatin.
“Kam tjetër falënderim që edhe përkundër pozitës po e respekton kampionatin. Tregoi dëshirë për të fituar pikë ndaj nesh”, shtoi tutje ai.
Teksa foli në fund edhe për tifozët e Lirisë.
“Liria ka një publik që e mbështet ekipin, këtë e dëshmoi edhe sot”, ka thënë pas ndeshjes strategu i Ballkanit për ArtSport./Arbresh.info/
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar