Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin ‘Ylli i Javës’.
Ky çmim për javën e 11-të në Superligë i është ndarë futbollistit të FC Drita, Albert Dabiqaj.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Ky komision vendosi që çmimi ‘Ylli i javës’ për xhiron e njëmbëdhjetë t’i takojë Albert Dabiqajt, i cili ishte lojtari kyç i skuadrës së tij, FC Drita, me dy gola dhe performancë perfekte në fitoren kundër ekipit kryeqytetas, FC Prishtina (3:0).
Pasi mori këtë çmim, Dabiqaj u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.
“Ndeshja kundër Prishtinës është gjithmonë derbi. Ne po vinim nga 3 barazime, por dje me shumë angazhim, sakrificë dhe mund arritëm ta mposhtim Prishtinën, me anën e punës që kemi bërë në stërvitje. Synimi ynë dihet, të shpallemi kampion dhe nuk kemi asnjë tjetër në mendje. Atmosfera në ekip është e mrekullueshme. Kemi një shtab teknik dhe lojtarë të mrekullueshëm, teksa për kryesimin dihet se sa janë të sinqertë me lojtarët. Të shpallesh më i miri i javës është privilegj dhe kënaqësi. Falënderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve dhe komisionin për vlerësimin. Ky çmim më jep më shumë motiv për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Dabiqaj./rtk/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...