Google ADS

Dabiqaj pas kualifikimit: Mund të i`a dalim edhe ndaj Legia-s

07:50 | 16 Gusht 2024
E.K

Futbollisti i Dritës, Albert Dabiqaj ka thënë së është shumë i ngazëllyer me fitoren dhe kualifikimin e skuadrës së tij në play-off-in e Ligës së Konferencës.

Drita mundi Auda-n (3-2), të enjten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ duke kaluar në rundin tjetër të kësaj ligë joshëse evropiane.

Dabiqaj, i cili shënoi një gol në fitoren e madhe të skuadrës gjilanase, tha se Drita ka bërë paraqitje të mirë çdo herë në Evropë, por këtë sezon sipas tij, Drita po luan më mirë.

“Jam shumë i lumtur me golin dhe fitoren e skuadrës sime. Drita gjithnjë ka pasur paraqitje të mirë në Evropë, por ky vit është edhe më i mirë”, ka thënë Dabiqaj.

Ai ka folur edhe kundërshtarin e radhës. Drita në play-off do të përballet me Legia Varshavë.

“Kundërshtari i radhës është i vështirë, por me mund dhe sakrificë mund të ia dalim”, ka pohuar Dabiqaj. /rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme