Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri ka kritikuar repartin e mbrojtjes pas barazimit të skuadrës së tij ndaj Dukagjinit, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në Futboll.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2.
“Të them të drejtën jam pak i kënaqur me fazën defensive, me mbrojtjen. Nga çdo harkim i kundërshtarëve po rrezikohemi” tha Curri në një intervistë pas ndeshjes , shkruan Arbresh.info.
Më tutje ai tha se skuadra e tij e meritoi fitoren.
“Patëm plot raste të krijuara dhe merituam fitoren. Krijuam shumë raste të mira.” , potencoi trajneri i Prishtinës.
Në xhiron e ardhshme Prishtina përballet me skuadrën e Fushë Kosovës, ndërsa Dukagjini luan ndaj Feronikelit./Arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë