Çudi, ja çfarë la Maradona, fëmijët e tij angazhojnë avokatët

15:12 | 7 Janar 2021
Arbresh.info

Pasardhësit e Diego Armando Maradonës janë të befasuar por edhe të shqetësuar me deklarimet e avokatit, Matias Morla, i cili ka thënë se legjenda botërore e futbollit, i cili ndërroi jetë pak javë më parë, nuk ka lënë fare pasuri. Sipas tij, pasuria e vetme që ka lënë Maradona në testamentin e tij është numri prej tri veturash.

Njëri prej fëmijëve të legjendës, Diego na Jr po planifikon që këto ditë të shkojë drejt Buenos Aires nga Napoli për ta sqaruar situatën rreth testamentit të babait të tij. Djali i Maradonës me Cristiana Sinagra ka potencuar se qëllimi i parë i tij është t’i jap lamtumirën e fundit babait të tij pasi ka munguar në ceremoninë e varrimit. Ndërsa, potencoi se do ta shfrytëzoi udhëtimin e tij në Argjentinë për ta sqaruar situatën rreth testamentit me vëllezërit dhe motrat e tij që i ka nga babai.

“Unë e kam avokatin tim në Argjentinë me të cilin kontaktoi disa here në ditë. Unë kam besim të plotë tek ai.

Ai është i autorizuari i vetëm i imi në çdo situatë ligjore. Jam befasuar nga deklarimet e avokatit Morla që tha se në testamentin e babait tim janë vetëm tri vetura. Kjo është e pebaeueshme dhe dua ta ndriçoj situatën.

Babai ishte shumë i dhënë pas fëmijëve dhe gjithmonë thoshte se do të linte gjithë pasurinë për ne, fëmijët e tij. Prandaj, dua të di pse Morla nuk i nxjerr letrat që i posedon. A duket e mundur që babai im t’i ketë lënë vetëm tri vetura?! Sigurisht që jo”, ka theksuar ai.

Secili prej fëmijëve të Maradonës përfaqësohet me nga një avokat personal. Thuhet se Maradona pas vetës ka lënë tetë fëmijë, por vet ylli argjentinas nuk e kishte sqaruar asnjëherë se sa fëmijë kishte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme