Google ADS

Cucurrella i kërkon falje tifozëve të Chelseas, këpucët i gjuan në shportë të mbeturinave

21:50 | 8 Dhjetor 2024
D.H

Marc Cucurrella ka mundur të jetë fytyra tragjike e Chelseat pasi dy gabimet e tij e dërguan në epërsi prej 2-0 skuadrën e Tottenhamit.

Spanjolli rrëshqiti dy herë dhe më pas u shfrytëzuan gafat e lojtarit, shkruan Arbresh.info.

Pas kësaj ai iu afrua bankës rezervë dhe ndërroj këpucët e tij, pasi nga reshjet e mëdha të shiut, ka rrëshqitur gjatë gjithë kohës.

Menjëherë pas kësaj, kampioni i Evropës me Spanjën u rikthye fuqishëm dhe asistoi në golin e Sanchos që hapi sfidën.

Në fund, Chelsea triumfoi 4-3. Teksa pas ndeshjes, Marc u kërkoi falje tifozëve londinez.

“Më falni”, ka shkruar Cucurella teksa shihet këpucët e tij në shportën e mbeturinave.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 31 pikëve në pozitën e dytë, katër më pak se Liverpooli i cila ka një ndeshje më pak./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme