CSKA e Moskës është njëra nga skuadrat më të mëdha në Rusi me shumë trofe të fituar.
Por skuadra nga kryeqyteti rus këtë edicion ka mbetur tetë pikë mbrapa liderit Zenit St Petersburg dhe po kërkon të përforcohet.
Vedat Muriqi mbetet objektivi kryesor i rusëve për repartin e sulmit,p por jo vetëm ai, pasi edhe një tjetër kosovar është në listën e dëshirave të moskovitëve.
Telegrafi ka marrë vesh ekskluzivisht se CSKA Moska ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Zurichut për qendërmbrojtësin Fidan Aliti.
Gjashtë herë kampioni i Rusisë ka ofruar 2,5 milionë euro për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit të Kosovës.
Gjiganti rus po e sheh Alitin si zëvendësuesin adekuat të mbrojtësit islandez Hordur Magnusson të cilit i skadon kontrata në verë.
Gjithnjë sipas burimeve të Telegrafit, bisedimet mes dy klubeve janë duke vazhduar dhe kanë avancuar shumë.
Sa i përket Alitit sigurisht që është pro një kalimi në Rusi tek një skuadër që luan rregullisht në garat evropiane si Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës. Aliti këtë edicion ka qenë i jashtëzakonshëm me Zurichun, ku ka luajtur në 19 ndeshje dhe ka asistuar në një gol, por në prapavijë ka qenë thjesht i pakalueshëm.
28-vjeçari ka treguar formë të lartë dhe kjo është arsyeja që gjiganti rus synon transferimin e tij.
Reprezentuesi i Kosovës karrierën e ka nisur në Akademinë e Baselit para se të kaloj te BSC Old Boys e nga ku shkoi te Luzerni. Aliti ka bërë karrierë edhe në Moldavi te FC Sheriff Tiraspol, në Kroaci te Slaven Belupi, në Shqipëri te Skënderbeu dhe në Suedi tek skuadra Kalmar FF.
Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Alitit, por gjasat janë shumë të mëdha që ai të kompletoj transferimin në Rusi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...