Eden Hazard, i cili është i lirë në merkato pas ndërprerjes së kontratës me Real Madridin, mund të vazhdojë karrierën te Crystal Palace.
Informacioni jepet nga faqja e “Football Transfers”, ku thuhet se Steve Parish, presidenti i “Shqiponjave”, beson se 32-vjeçari belg ka ende diçka për të ofruar, si në fushë ashtu edhe në aspektin tregtar. Roy Hodgson, trajneri i Crystal Palace, por pret me padurim ta ketë sulmuesin nën urdhrat e tij.
Për Eden Hazard bëhet fjalë për rikthimin në futbollin anglez, pasi më parë ka mbrojtur ngjyrat e Chelsea-t midis sezoneve 2012/2013 dhe 2018/2019.
Sezonin e kaluar, sulmuesi luajti në 10 ndeshje për Realin e Madridit, duke shënuar një gol dhe dhënë dy asistime./ss
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë