Klubi i futbollit Crvena Zvezda, të martën rreth orës 16:00 është nisur nga Beogradi për në Kosovë.
Të mërkurën është paraparë që të luhet ndeshja e Kupës së Serbisë me të ashtuquajturën Trepçën nga Mitrovica.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi serb në Facebook, duke postuare dhe foto të lojtarëve që janë nisur në drejtim të Kosovës.
Federata e Futbollit e Kosovës e ka ftuar Policinë e Kosovës në disa raste të ndalojë këtë ndeshje, pasi është ilegale, ndërkohë Policia në disa raste ka thënë se po shqyrton rastin.
FFK-ja ka kërkuar edhe ndihmën e UEFA-s e FIFA-s për të ndalur aktivitetet ilegale të Serbisë në Kosovë, por s’ka hasur në mirëkuptim.
Madje, FIFA i ka kërkuar FFK-së të lejojë këtë ndeshje me arsyetimin se ka bazë në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS). /
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...