Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Peter Crouch, thotë se përkundër që Xherdan Shaqiri është i talentuar, ai nuk po gjen vend në formacionin e Liverpoolit pasi që Jurgen Klopp nuk i beson disiplinës së tij.
Peter Crouch kishte luajtur përkrah Xherdan Shaqirit gjatë kohës sa të dy futbollistët kishin qenë pjesë e Stoke Cityt, që tani garon në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli, transmeton Gazeta Express.
Ai e lavdëron 28-vjeçarin për talentin dhe aftësitë e tij në futboll dhe thotë se nuk është habi që ai u ble nga Liverpooli kur Stoke City ra nga Premierliga, gjatë verës së vitit 2018.
“Unë nuk u habita që Liverpooli e bleu atë sepse ai është njëri ndër futbollistët me më së shumti talent të lindur me të cilin kam luajtur unë ndonjëherë”, ka thënë Crouch në një intervistë të dhënë për Irish Idependent.
“Ai mund ta bëjë dallimin. Problemi im me të kur ishte në Stoke ishte se përderisa ai dukej brilant, kishte disa momente ku i mungonte disiplina në aspektin e taktikave të lojës”.
“Nëse ti e ke një rol specifik ku të kërkohet të angazhohesh edhe në fazën e mbrojtjes, ti nuk duhet vetëm të dalësh në fushë dhe të bësh çfarë të duash. Dhe mendoj se kjo nuk do t’i pëlqente aspak Kloppit”.
“Nëse Kloppi s’i beson dikujt 100 për qind, atëherë mua më duket se ai nuk luan fare me ata lojtarë. Kjo nuk do të thotë se Shaqiri nuk lojtar i talentuar, sepse ai është. Ai është njëri ndër më të talentuarit me të cilin kam luajtur”.
Shaqiri ka luajtur vetëm në dy nga tetë ndeshjet e zhvilluara deri më tani në kuadër të Premierligës, me mesatarisht nëntë minuta lojë në ato dy ndeshje.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...