Cristiano Ronaldo është larguar nga detyra për të ekzekutuar gjuajtjet e lira te Juventusi pas dështimit për të shënuar në disa raste të shumta këtë sezon.
Pavarësisht këmbënguljes së tij për gjuajtjet e lira, ish lojtari i Real Madridit ka një rekord trishtues kur bëhet fjalë për të gjetur rrjetën me një top të qetë, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo kishte shënuar vetëm dy gjuajtje të lira në La Liga në tri vitet e tij të fundit në Spanjë. Por, kjo nuk e ka ndalur portugezin duke kërkuar t’i ekzekutoj ato edhe te klubi i ri.
Por, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka zbuluar se tani Ronaldo do t’i ekzekutoj vetëm gjuajtjet e lira nga një distancë më e madhe, ndërsa Miralem Pjanic dhe Paulo Dybala do t’i gjuajnë ato më afër golës. Duke folur të premten para mediave, ai tha:
“Ronaldo është një djalosh i mençur, ai e di se Pjanic dhe Dybala janë ekzekutues të shkëlqyer të gjuajtjeve të lira dhe ata do t’i gjuajnë ato në këto zona të afërta”
“Kur kemi gjuajtje të lira nga distanca, Ronaldo mund t’i gjuaj ato por ne kemi vendosur që Dybala dhe Pjanic do t’i marrin ato nga afër zonës”
Lajmi vjen pas një ndikimi tepër pozitiv ndaj Dybalas, i cili së fundmi është tallur duke thënë se Ronaldo ka ndërprerë rendin e zakonshëm të shërbimit te skuadra në Torino.
Ronaldo ka shijuar një fillim mjaftë të mirë të jetës në Itali duke shënuar shtatë gola brenda 10 ndeshjeve deri tani.
33-vjeçari realizoi dy herë kundër Empolit herën e fundit, përfshirë golin nga penaltia.
Juventusi do të pres në stadiumin Allianz Cagliarin mbrëmjen e sotme./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...