Google ADS

Cristiano Ronaldo – Zinedine Zidane, përplasje e madhe

17:48 | 19 Nëntor 2017
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo thuhet se ka shpërthyer ndaj Zinedine Zidanes në dhomën e zhveshjes para paraqitjes pa gola në derbin lokal ndaj Atletico Madridit mbrëmjen e kaluar.

Real Madridi humbi pikë të tjera në garën për titull dhe tani qëndrojnë me dhjetë pikë prapa Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo sërish kishte probleme pasi 32-vjeçari nuk ishte në gjendje të shtonte numrin e golave të tij këtë sezon duke mbetur edhe me vetëm një gol. Raportet pas ndeshjes pretenduan që lojtari ka reaguar ashpër ndaj lojtarëve në dhomën e zhveshjes.

Por, gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon që reprezentuesi portugez ishte gjithashtu i përfshirë në një përplasje me Zinedine Zidanen para ndeshjes së djeshme.

Francezi i ka ndihmuar Real Madridit të fitoj dy tituj radhazi në Ligë të Kampionëve qysh pasi zëvendësoi Rafa Benitezin në janar të vitit të kaluar. Por, Zindane tani është nën presion për të rikthyer sërish në formë Madridin dhe rrezikon shkarkimin nga i dëshpëruari Florentino Perez.

Megjithatë, stresi i tij duket se është rritur edhe më shumë pas sjelljes nga Ronaldo. Veterani supozohet se i ka thënë Zidanes se ka gabuar me shitjen e Alvaro Moratas, James Rodriguezit dhe Pepes verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo madje kishte shprehur dëshpërimin e tij haptas javën e kaluar.

“Besoj që lojtarët e rinj që kanë arritur kanë shumë potencial dhe do të jenë e ardhmja e Real Madridit”

“Por nëse më pyesni, me plotë sinqeritet dua t’iu them se çdo skuadre i mungojnë lojtarët e mëdhenj. Sigurisht, Pepe ishte një lojtarë i mrekullueshëm , Morata, James – të gjithë lojtarët që u larguan”

“Ata na bënin më të fortë, sigurisht”

Përveç Zidanes, ish sulmuesi i Manchester United besohet se ka kritikuar ashpër Iscon, Luka Modricin dhe Marco Asension pas ndeshjes./arbresh.info/

Të ngjashme