Cristiano Ronaldo zhvishet sërish (FOTO)

09:53 | 5 Korrik 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka ngarkuar një tjetër foto të çuditshme në rrjetin social Instagram.

Superylli i Real Madridit ngjalli reagime të shumta të martën me foton së bashku me shokun e tij të ngushtë Jose Semedo ku kishte vendosur mbishkrimin “kombinim perfekt, çokollatë e zezë dhe e bardhë”, transmeton portali arbresh.info.

Por, Ronaldo ka hutuar ndjekësit e tij edhe më shumë duke postuar një foto tjetër ‘topless’, ku duket se është në korridorin e një hoteli, me mbishkrimin “duke u ekspozuar edhe pak më shumë”.

https://www.instagram.com/p/BWIk_5BFlaJ/

Ronaldo ka postuar gjithashtu një foto të tij me djalin Ronaldo Jr. dhe dy fëmijët e sapolindur.

Reprezentuesi i Portugalisë ka konfirmuar lindjen e dy binjakëve përmes një nëne surrogate javën e kaluar dhe i prezantoi ata te vëllai i madh duke krijuar një foto të bukur familjare./arbresh.info

https://www.instagram.com/p/BWIVIfllP2_/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme