Cristiano Ronaldo ka zbuluar se ka lëshuar mjekrën për të pasur fat gjatë edicionit të Portugalisë në Kampionatin Botëror.
Sulmuesi i Real Madridit është parë se kishte në fytyrë qime të reja gjatë ndeshjes së Portugalisë kundër Marokut pasditen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.Ronaldo ishte sërish heroi i Portugalisë duke i siguruar atyre fitoren e parë në këtë turne, ndërkohë që 33-vjeçari tani është favorit për të fituar Këpucën e Artë pas katër golave në Kampionatin Botëror deri tani.
Pas fitores 1 me 0 të Portugalisë Ronaldo është pyetur rreth mjekrës së tij të re:
“Kjo mjekër? Është një shaka të cilën e kisha me Ricardo Quaresman”, ka thënë Ronaldo. “Ne ishim në saunë dhe unë fillova të rruhesha dhe e lash më pas mjekrën”
“E kam thënë, nëse shënojë nesër [kundër Spanjës] do ta lë për të gjithë turneun”
“Dhe, kjo më dha fat, unë shënova atë ndeshje, unë shënova edhe në këtë, prandaj do të mbajë”
Irani do të jetë rivali i ardhshëm i Portugalisë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?