Me gjashtë gola në këtë kompeticion, Cristiano tani është sulmuesi më i mirë në histori të Kupë së Botës për Klube.
Goli i barazimit të rezultatit në ndeshjen ndaj Al Jaziras i siguroi Cristiano Ronaldos një tjetër rekord si golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës për Klube, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Portugalisë arriti të shënojë në gjysmëfinalen e sotme (e mërkurë), vetëm disa sekonda pasi goli i dytë i Al Jaziars u anulua për shkak se ishte realizuar nga pozita jashtë loje. Fatkeqësisht, ky ishte goli i tretë i anuluar pas 45 minutave pasi Ronaldo dhe Casemiro kishin të njëjtin fat në pjesën e parë.
Sidoqoftë, Ronaldo tani ka lënë pas yjet si Lionel Messi, Luis Suarez dhe Cesar Delgado si golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës për Klube.
Treshja e lartpërmendur kanë shënuar nga pesë gola në këtë kompeticion, ndërsa Cristiano Ronaldo ka shënuar një më shumë (6)./arbresh.info/
https://twitter.com/OptaJose/status/941008308307202049
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë