Cristiano Ronaldo vendos rekord në finale të Ligës së Kampionëve

22:21 | 3 Qershor 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka vendosur një rekord të ri në finale të Ligë së Kampionëve me golin ndaj Juventusit.

Cristiano Ronaldo ka shënuar më së shumti në finalet e UEFA Ligës së Kampionëve se çdo lojtarë tjerë pas dy golave kundër Juventusit, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi i Real Madridit ka vendosur kampionin në La Liga në epërsi në finalen që është duke u zhvilluar në Cardiff pas një asistimi nga Dani Carvajal në minutën e 20′, por superylli realizoi sërish në pjesën e dytë duke shënuar për 1 me 3.

Kjo ishte finalja e tretë e Ligës së Kampionëve në të cilën Ronaldo ka shënuar, një shifër e paarritur nga dikush tjetër në botën e futbollit.

Dy finalet e tjera në të cilat Ronaldo ka shënuar ishte ajo te Manchester United në vitin 2008 ndaj Chelseat dhe ajo e vitit 2014 për Real Madridin ndaj rivalit lokal Atletico Madrid./arbresh.info

Të ngjashme