Cristiano Ronaldo urdhëron Realin të shes këtë futbollist

14:56 | 27 Tetor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo i ka thënë Real Madridit se ata duhet të shesin Lucas Vazquesin pasi anësori nuk është në nivelin e njëjtë me klubin.

26-vjeçari u transferua në Bernabeu dy sezone në parë nga Espanyoli, por na arriti të impresionoi ‘Los Blanocos’, transmeton portali arbresh.info.

Tani, ‘Don Balon’ raporton që Ronaldo i ka thënë Realit të shes Vazquezin si dhe e ka këshilluar trajnerin Florentino Perez për lojtarin të cilën dëshiron që ai t’i bashkohet klubit në janar.

Vazquez ka shënuar mbrëmjen e kaluar në fitoren e Real Madridit 2 me 0 në Copa del Rey ndaj Feunlabradas por nuk ishte i mjaftueshëm për të bindur bashkëlojtarin e tij portugez rreth talentit të tij.

lucas-vazquez

Ronaldo thuhet se dëshiron që klubi të ketë si prioritet për transferim në janar një qendërmbrojtës të ri. Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ka qenë në formë të mirë këtë sezon duke shënuar shtatë gola brenda 10 paraqitjeve.

Vazquez ka dështuar të ketë një ndikim të tillë duke realizuar vetëm dy herë në 15 ndeshjet e tij. Skuadra e Zinedine Zidanes rikthehet në aksion të dielën pasdite në La Liga kundër Gironas.

Real aktualisht është në pozitë të tretë në kampionatin spanjoll, pesë prikë prapa rivalit të tyre – Barcelonës./arbresh.info/

Të ngjashme