Cristiano Ronaldo udhëheq listën si lojtari më i paguar në botën e futbollit

19:51 | 27 Janar 2024
KRG

Cristiano Ronaldo është emëruar si lojtari më i paguar momentalisht në botën e futbollit, duke lënë pas vetes rivalin e tij Lionel Messi.

Ish-ylli i Manchester United u transferua në Arabinë Saudite në janar të vitit të kaluar, duke kompletuar një lëvizje surprizë tek Al-Nassr.

Me një pagë javore që thuhet se është në regjionin e 3.8 milionë eurove, 38-vjeçari po vazhdon të tregojë paraqitje të jashtëzakonshme, ani pse po i afrohet moshës së pensionimit.

Sipas një studimi të bërë së fundmi, katër nga dhjetë yjet më të paguar në botën e futbollit tani luajnë në Arabinë Saudite, ndërsa dy prej tyre janë në top treshe.

Lionel Messi është ende në vendin e dytë, pas kalimit në Amerikë tek Inter Miami në 2023.

Fituesi i Kupës së Botës i dha fund aventurës në Francë tek PSG-ja, në kërkim të aventurave të reja dhe për këtë arsye vendosi t’i bashkohet ekipit të David Beckham.

Pas Ronaldos dhe Messit, treshen e lojtarëve më të paguar në botë e kompleton braziliani Neymar, i cili gjithashtu luan në Arabinë Saudite tek Al-Hilali.

 

TOP 10 LOJTARËT MË TË PAGUAR NË BOTË:

1 – Cristiano Ronaldo – 204.9 milionë euro

2 – Lionel Messi – 106.4 milionë euro

3 – Neymar – 88.2 milionë euro

4 – Kylian Mbappe – 86.7 milionë euro

5 – Karim Benzema – 83.5 milionë euro

6 – Erling Haaland – 45.7 milionë euro

7 – Mohamed Salah – 41.7 milionë euro

8 – Sadio Mane – 40.9 milionë euro

9 – Kevin De Bruyne – 30.7 milioën euro

10 – Harry Kane – 28.3 milionë euro

/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme