Cristiano Ronaldo: Treguam se jemi më të mirët

23:38 | 3 Qershor 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka thënë pas finales në UEFA Ligë të Kampionëve se skuadra e tij shfaqi pse është “më e mira” në Evropë.

“Ne jemi skuadra e parë në UEFA Ligë të Kampionëve që fitojmë turneun për dy vite radhazi. Unë shënova dy gola në finale dhe jam golashënuesi më i mirë në këtë kompeticion për këtë sezon, kështu që jam i lumtur”, ka thënë ai pas fitores 4 me 1 ndaj Juventusit, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Cristiano Ronaldo mposhtë Lionel Messin në Ligë të Kampionëve

“Është një rekord tjetër dhe ne e merituam këtë. Qëllimi është që tani të fitojmë Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm ashtu siç fituam këtë duke shfaqur që jemi më të mirët”

“Isha i përgatitur për këtë”, shtoi ai./arbresh.info

Të ngjashme