Superylli Cristiano Ronaldo i ka siguruar Portugalisë një fitore befasuese kundër Egjiptit mbrëmjen e sotme (e premte).
Portugalia ka mposhtur me rezultat 2 me 1 skuadrën e Egjiptit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” që zhvillohet këtë verë, shkruan portali arbresh.info.
Ylli i Real Madridit ka shënuar dy gola dhe të dyja në minutat shtesë të pjesës së dytë për t’i siguruar në formë befasues një rezultat pozitiv kampionit në fuqi të Evropës.
Goli i realizuar në minutën e 56′ nga sensacioni i Liverpoolit, Mohamed Salah, i dha epërsinë skuadrës mysafire në Letzigrund. Por, kur të gjithë mendonin se Portugalia e Ronaldos po mposhtet, fituesi i pesëfishtë i Topitë të Artë bëri atë që di të bëjë më së miri para portës.
Ronaldo realizoi golin e barazimit në minutën e 93′, ndërsa goli i dytë erdhi vetëm tre minuta më vonë 96′.
Vlen të përmendet që Ricardo Quarsma ishte asistuesi i të dy golave nga ylli i ‘Los Blancos’./arbresh.info/
Shikoni dy golat nga Ronaldo:
https://streamable.com/d91dx
https://streamable.com/ktde3
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...