Google ADS

Cristiano Ronaldo thotë se nuk e mban mend golin spektakolar kundër Empolit

13:57 | 28 Tetor 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka pranuar se goli i tij sensacional që rezultoi të jetë vendimtar për Juventusin në fitoren ndaj Empolit ndodhi aq shpejtë se nuk mund ta kujtoj.

33-vjeçari shënoi dy herë duke bërë që Juventusi të përmbys rezultatin në 2 me 1 ndaj Empolit për të vazhduar si të pamposhtur në Serie A dhe në krye të tabelës, transmeton portali arbresh.info.

Ai fillimisht ekzekutoi një penalti të fituar nga Paulo Dybala në minutën e 54′ të ndeshjes pasi Ismael Bennacer shkaktoi një ndërhyrje të palejuar ndaj sulmuesit argjentinas. Por, goli i tij i dytë i shënuar në minutën e 70′ ishte spektakolor dhe i realizua jashtë zonës së penaltisë.

Ronaldo, i cili deri tani ka shënuar shtatë gola këtë sezon, ka lavdëruar bashkëlojtarët e tij për përkushtimin në fund të një jave mjaftë të vështirë për ata si pasojë edhe të ndeshjes në mesjavë në udhëtim ndaj Manchester United të fituar me rezultat minimal 1 me 0 në Old Trafford të martën.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Ne e dinim se do të jetë e komplikuar, madje edhe trajneri e parashikoi këtë, por ne i dhamë një përgjigje të mirë”, ka thënë Ronaldo për ‘Sky Sports Italia’, transmeton portali arbresh.info.

“Në pjesën e dytë ne shkaktuam më shumë presion, krijuam më shumë mundësi dhe e merituam fitoren”

“Nuk më kujtohet goli im shumë mirë, do ta shikoj sërish! Ndodhi shumë shpejtë. Unë kisha besim dhe tentova”

“Kjo ishte një javë e rëndësishme, skuadra ishte e lodhur pas Manchesterit dhe ne luajtëm shumë mirë pavarësisht rrethanave”

Juventusi ndeshjen e ardhshme e zhvillon si nikoqir në shtëpi kundër Cagliarit më 3 nëntor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme