Biografi i Cristiano Ronaldos dhe gazetari në ‘Sky Sports’, Guillem Balague ka zbuluar se ylli portugez ka qenë duke kërkuar largimin nga Real Madridi që dy vite.
Ronaldo u largua nga Real Madridi duke iu bashkuar Juves këtë verë për 100 milionë euro dhe derisa fillimi i sezonit ka qenë mjaftë zhgënjyes, Ronaldo ka shënuar kundër Sassuolos në vikend, transmeton portali arbresh.info.
Balague së fundmi ka folur për ‘Sky Sports’ rreth Ronaldos dhe ka zbuluar se sulmuesi ishte duke kërkuar largimin nga ‘Los Blancos’ në dy vitet e fundit, por askush nuk shtronte ofertën e duhur.
“Ronaldo dëshironte të shkonte në një vend ku ndihej i dashur, nuk e di çfarë ndodhi atë mbrëmje (kur ai shënoi me gërshërë kundër Juves) që e bindi atë, por në dy vitet e fundit Ronaldo kishte tentuar të largohet”, ka thënë Balague.
“Askush nuk kishte bërë ofertën e duhur. Është mirë të thuash që pas atij goli ai vendosi të shkoj te Juventusi. Ai ndjeu respektin që nuk e ndjente në Madrid dhe ai reagoi me përulësi”
“Si Juventusi, ai gjithmonë dëshironte të fitonte, ai nuk lodhet dhe kur ekziston ky mentalitet, ju asnjëherë nuk dëshironi të ndaleni”
Ronaldo ka realizuar vetëm dy gola deri tani në Serie A./arbresh.info/