Cristiano Ronaldo ka hedhur poshtë raportet se dëshiron t’i bashkohet ish bashkëlojtarit të tij, Pepes, në Besiktas.
Ylli i Real Madridi ka qenë subjekt i shumë spekulimeve se është duke menduar largimin nga Spanja verën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info. Ronaldo kishte gjithashtu një problem në Madrid gjatë merkatos së fundit të transferimeve kur ndihej i pakënaqur rreth akuzave për mashtrim tatimor nga autoritetet spanjolle.
Portugezi madje kishte kërcënuar me largim në një pikë por transferimi nuk është arritur pavarësisht raporteve se Manchester United është i interesuar.
Ronaldo vazhdon të jetë një lojtar kryesor te Real Madridi, duke shënuar në fitoren e tyre 3 me 1 në Ligë të Kampionëve kundër Borussia Dortmundit të enjten. Megjithatë, në një video në Instagram, 32-vjeçari ia ka dhënë fund spekulimeve se dëshiron të transferohet në Turqi.
“Do të vish në Besiktas? Pepe është aty”, iu përgjigj Ronaldo një tifozi.
“Aty është edhe Quaresma. Kështu që ata nuk kanë nevojë për mua”
Ronaldo dhe Pepe ishin shokë të ngushtë gjatë viteve të shpenzuar së bashku në Madrid dhe karrierës së tyre te Përfaqësuesja e Portugalisë./arbresh.info/
https://twitter.com/HaberKartali/status/913093941519667207
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...