Cristiano Ronaldo tashmë e ka shënuar golin e parë për Juventusin në sezonin 2019/20, pasi realizoi në humbjen e bardhezinjve 3:2 ndaj Tottenhamit në një ndeshje përgatitore të dielën në Singapor.
Ronaldo është përsëri në mesin e favoritëve për Topin e Artë, Lojtarin më të Mirë të FIFA-s dhe Lojtarin më të Mirë Evropian të Vitit të UEFA-s, transmeton Gazeta Express.
Ai luajti rol kyç për t’i ndihmuar Juves ta fitojë titullin në Serie A dhe Superkupën e Italisë, derisa ndikoi edhe në suksesin e Portugalisë si fituesja e parë e Ligës së Kombeve.
Ronaldo e mbylli sezonin e fundit me 28 gola dhe 10 asiste për Juventusin dhe u shpall lojtari më i mirë në Serie A.
Në Ligën e Kampionëve, Ronaldo e fitoi ndeshjen e tij të 100-të dhe shënoi golin e tij të 125-të.
Ai po ashtu i shënoi tri gola për Portugalinë, të gjitha kundër Zvicrës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në Porto.
Të gjitha këto shifra dhe paraqitje nënkuptojnë se Ronaldo është kandidat për ta fituar Topin e Artë për herë të gjashtë, të shpallet Lojtari më i Mirë i FIFA-s për herë të tretë dhe Lojtari më i Mirë i Vitit i UEFA-s për herë të pestë në karrierë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...