Cristiano Ronaldo si në ditët te Man Utd, ia shkatërron karrierën një mbrojtësi

23:53 | 23 Mars 2018
Arbresh Info

Miqësorja ndërmjet Portugalisë dhe Egjiptit përfundoi me një rezultat befasues.

Cristiano Ronaldo realizoi dy gola të shpejta në minutat shtesë të pjesës së dytë duke përmbysur rezultatin në 2 me 1 kundër Egjiptit të Mohamed Salahs, shkruan portali arbresh.info.

Ylli i Liverpoolit kishte realizuar nga distanca golin e epërsisë së kombëtares së tij, por sulmuesi i Real Madridit arriti të shpëtoj skuadrën e tij duke shënuar me shpejtësi dy gola gjatë kohës shtesë.

Sidoqoftë, derisa po zhvillohej pjesa e parë e ndeshjes fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë tregoi klasin e tij duke bërë një driblim mjaftë interesant si në ditët e tij te Manchester United.

Pasi pranoi topin nga distanca, sulmuesi portugez bënë disa lëvizje në stilin e tij, e kalon mbrojtësin egjiptian dhe në fund pason duke ia futur topin në këmbë rivalit të tij./arbresh.info/

Shikoni këtë moment magjik në videon më poshtë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme