Cristiano Ronaldo shtyn largimin nga Real Madridi për shkak të Lionel Messit

16:43 | 24 Shkurt 2018
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është duke iu shmangura vazhdimisht largimit nga Bernabeu për shkak se dëshiron të fitoj më shumë Topa të Artë sesa Lionel Messi.

Të paktën kështu beson gazeta spanjolle ‘Don Balon’, e cila pretendon që 33-vjeçari ka një ofertë në tavolinë për t’iu bashkuar skuadrës së legjendës David Beckham te MLS në Miami, transmeton portali arbresh.info.

Cristiano Ronaldo ka shënuar 432 gola dhe ka fituar 14 trofe qysh pasi iu bashkua Real Madridit nga Manchester United për një tarifë rekorde atëherë prej 80 milionë funta në vitin 2009. Po ashtu, pesë Topat e Artë të fituar e bëjnë atë njërin nga futbollistët më të mirë që bota ka parë.

Rivali i Ronaldos në La Liga, Lionel Messi ka fituar çmimin e njëjtë gjithashtu pesë herë.

Për shkak të kësaj, raportet nga Spanja pretendojnë se Ronaldo është i vendosur për të performuar në nivelin më të lartë që është e mundur për të arritur qëllimet e tij.

Gazeta e lartpërmendur thekson që Ronaldo ka pranuar një ofertë serioze për t’iu bashkuar skuadrës së re të David Beckham. Megjithatë, ai i ka thënë ish anësorit te Real Madridi se nuk është ende i gatshëm për të kaluar Atlantikun ende.

Cristiano Ronaldo është i vendosur për të mos i dhënë fund karrierës së tij me më pak Topa të Artë se Lionel Messi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme