Cristiano Ronaldo thuhet se ka shtruar një kërkesë madhështore te drejtorët e Juventusit pas golit të parë të tij te klubi i ri.
Sulmuesi portugez është duke kërkuar të përfitoj nga raporti i përkeqësuar ndërmjet Paul Pogbas dhe Jose Mourinhos, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo është mirë në dijeni që rivali afatgjatë i tij, Lionel Messi, do të dëshironte të luante së bashku me Pogban në Barcelonë.
Edhe pse merkato e transferimeve në Premierë Ligë tani është e mbyllur, skuadrat evropiane mund të nënshkruajnë me lojtarë nga klubet angleze deri më 31 gusht.
Fituesi i Kampionatit Botëror është thënë se vazhdon të kërkoj largimin nga Old Trafford derisa po afrohet mbyllja e afatit kalimtar.
Por, United është i vendosur për të mbajtur yllin e mesfushës me çdo kusht në përpjekje për të rrëmbyer kurorën e Premierë Ligës nga Manchester City.
Jose Mourinho e bëri 26-vjeçarin kapiten të skuadrës në fitoren 2 me 1 ndaj “Djajve të Kuq” kundër Leicesterit si një formë për të ilustruar besimin e tij në ish lojtarin e Juventusit, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht se ka shfaqur një paraqitje të shkëlqyer, Pogba pas ndeshjes bëri komente të ashpra në drejtim të Mourinhos.
“Nëse nuk jemi të lumtur, ju nuk mund të jepni më të mirën”, ka thënë ai para se të refuzoj të vazhdoj tutje. “Janë disa gjëra që nuk mund t’i flas, përndryshe do të ndëshkohem”
Sipas një raporti nga ‘Don Balon’, e njohur për pretendimet e tyre befasuese në lidhje me transferimet, Ronaldo beson se ai mund të bind zyrtarët e lartë te Juve për të rrëmbyer transferimin e Pogbas.
Edhe pse nuk është më një konkurrent direkt me Messin, ish anësori i Manchester United e merr me plotë seriozitet rivalitetin.
Ronaldo është në dijeni që presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e vlerëson lartë Pogban dhe është duke kërkuar rekrutimin e tij./arbresh.info/
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...
Osmani pritet nga Presidenti i Kolumbisë: Mirënjohëse pafund...
Protesta e opozitës në Tiranë, lirohen 21 protestues