Google ADS

Cristiano Ronaldo shpjegon planet pas largimit nga Juve dhe pensionimit

08:42 | 1 Tetor 2019
Arbresh Info

Legjenda e Real Madridit dhe Manchester United është tashmë duke menduar se si do t’i shpenzoj ditët pas pensionimit.

Cristiano Ronaldo është hapur në lidhje me atë se çfarë ka në plan të bëjë me përfundimin e karrierës së tij në futboll, transmeton portali arbresh.info.

34-vjeçari ende duket se mund të luaj edhe për disa vite në nivel të lartë. Por, Ronaldo ka pasur edhe ideja të tjera për shkak të suksesit që ka pasur edhe në botën e biznesit gjatë viteve të fundit.

Sulmuesi ka pasur bashkëpunime sponsorizuese me kompanitë e mëdha si Nike, KFC, Pepsi dhe Armani.

Sidoqoftë, ai dëshiron të jetë edhe më i suksesshëm në aspektin biznesor kur të pensionohet.

“Ende e dua futbollin. Dua t’i kënaq tifozët dhe njerëzit që e duan Cristianon”, ka thënë fillimisht sulmuesi portugez për SportBIBLE.

“Nuk ka rëndësi mosha, e gjitha është çështje mendore”

“Në pesë vitet e fundit kam shijuar procesin e shikimit të vetës jashtë futbollit, pra kush e di se çfarë do të ndodhë në vitin tjetër apo dy vite më vonë?”

Ronaldo mund të qëndrojë në futboll pas pensionimit ose si trajner ose si një analist.

Por, portugezi duket se mund të ndjek hapat e LeBron James, Tiger Woods dhe Michael Jordan, të cilët fitojnë ende milionat nga fushtat reaklamuese, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk mendoj të kopjoj dikë”, shtoi ai.

“Ju duhet të jeni vetvetja gjatë gjithë kohës, por ju gjithmonë duhet të zgjedhni detajet e vogla dhe të merrni diçka nga shembujt e mirë, jo vetëm në futboll por edhe në sportet e tjera si Formula 1, NBA, UFC apo çfarëdo qoftë. Atletët më të mirë në botë kanë punë të ngjashme etike”

“Madje edhe drejtorët ekzekutiv të kompanive më të mëdha janë gjithmonë të motivuar dhe ata duhet të punojnë shumë për të arritur gjëra të mira”, përfundoi Cristiano Ronaldo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme