Google ADS

Cristiano Ronaldo shpërthen në dhomën e zhveshjes pas barazimit ndaj Atleticos

23:51 | 18 Nëntor 2017
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka shpërthyer ndaj lojtarëve të ‘Los Blancos’ pas barazimit 0 me 0 ndaj Atletico Madridit.

Real Madridi është duke u përballur me një luftë të madhe për të fituar titullin në La Liga për të dytin vit radhazi pas paraqitjes jo të mirë kundër rivalit lokal, Atleticos, këtë mbrëmje, transmeton portali arbresh.info.

32-vjeçari nuk ishte në gjendje të shënoj gol sërish. Kjo do të thotë që ata tani janë 10 pikë prapa Barcelona dhe gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon se Ronaldo ka shpërthyer ndaj lojtarëve pas fishkëllimës së fundit.

Cristiano Ronaldo ka shënuar vetëm një gol deri tani në La Liga
Cristiano Ronaldo ka shënuar vetëm një gol deri tani në La Liga

Real Madridi ishte i dobët në shumë departamente në stadiumin Wanda Metropolitano.

Ata dukeshin larg nga skuadra që dominoi sezonin e kaluar në La Liga dhe në Evropë dhe gazeta e lartpërmendur thotë se zemërimi i Ronaldos ka arritur në një pikë të thellë pas fishkëllimës së fundit.

Ai besohet se ka vënë në pikëpyetje vendosmërinë e lojtarëve të Real Madridit dhe iu ka thënë atyre se nuk do të fitojnë tituj në se vazhdojnë të luajnë kështu.

32-vjeçari beson gjithashtu që ai nuk ka qenë në gjendje të arrijë formën e tij më të mirë për shkak se shumë lojtarë punojnë për të mbajtur atë të bllokuar./arbresh.info/

Të ngjashme