Cristiano Ronaldo është shpallur nga Globe Soccer Awards si lojtari më i mirë i shekullit.
Ylli portugez është nderuar për karrierën e tij që ka bërë nga vitit 2001 deri në vitin 2020.
35-vjeçari ka luajtur për klube si Sporting Lisbona, Manchester United, Real Madridi dhe aktualisht te Juventusi, duke fituar trofe të shumtë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë po ashtu ka shijuar suksese edhe me kombëtaren e Portugalisë, derisa ka rrëmbyer çmimin e më të mirit nga kompania nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në anën tjetër, Robert Lewandowski është nderuar si lojtar i viti, pas sukseseve të mëdha që kishte me Bayern Munichun në edicionin e kaluar, duke fituar tripletën.
Sulmuesi polak e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë në top pesë ligat evropiane, po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...