Cristiano Ronaldo shkruan historinë në Evropë (VIDEO)

21:34 | 17 Maj 2017
Arbresh Info

Ylli i Real Madridi shënoi pas 10 minuta lojë në udhëtim te Celta Vigo duke tejkaluar edhe Jimmy Greaves.

Cristiano Ronaldo ka shkruar historinë duke u bërë golashënuesi më i mirë në top pesë ligat më të mëdha në Evropë pas golit të epërsisë të Real Madridit kundër Celta Vigos, shkruan portali arbresh.info.

Lexo edhe: Super gol nga Cristiano Ronaldo (VIDEO)

Superylli portugez dërgoi gjigantin spanjoll në epërsi pas vetëm 10 minutave lojë duke shënuar golin e tij të 367-të.

Ronaldo ka kaluar nga numri i golave edhe ish reprezentuesin e Anglisë, Jimmy Greaves, me 366 gola./arbresh.info.

https://twitter.com/Squawka/status/864922001651232768

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme