Cristiano Ronaldo raportohet se është duke shpresuar për të siguruar transferimin e tij të ëndërruar për rikthim në Manchester United duke shfrytëzuar Kampionatin Botëror si një platformë.
Superylli portugez është përfolur shumë për transferim larg nga Bernabeu pas komenteve që bëri në finalen e Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info. Ronaldo kishte mbetur prapa atë natë shumë, pasi Gareth Bale mori të gjithë vëmendjen me dy golat e shënuara në fitoren 3 me 1 ndaj Liverpoolit.
Por, intervista e 33-vjeçarit pas ndeshjes ngjalli spekulime të shumta në botën e futbollit duke lënë të kuptohet se ka ndërmend të largohet.
Duke folur atëherë, ai iu referuar klubit si në të kaluarën duke thënë: “Ishte shumë mirë që isha në Real Madrid”.Manchester United ka qenë një admirues afatgjatë pasi e shiti atë te gjiganti spanjoll në vitin 2009. Por, bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, Ronaldo beson që performancat e tij në këtë Kampionat Botëror do të jenë të mjaftueshme për t’i garantuar atij transferimin te United.
Ish anësori i “Djajve të Kuq” ishte “Lojtari i Ndeshjes” kundër Spanjës pas realizimit të hat-trick’ut.
Ronaldo është përfolur për transferim në Old Trafford gjatë gjithë verës pas raporteve që Zinedine Zidane humbi detyrën e tij si pasojë e kësaj çështje.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë gjithmonë dëshiron të punojë me më të mirët dhe me largimin e francezit ai beson se personi me të cilin duhet të jetë është Mourinho./arbresh.info/
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve