Cristiano Ronaldo është vlerësuar si një superyll i mundshëm që nga viti 1997, ka shpjeguar njëri nga ish trajnerët e tij të rinj.
Leonel Pontes ishte në detyrë te skuadrat në zhvillim te Sportingu gjatë asaj kohe duke i ndihmuar Ronaldos si një i ri pas zhvendosjes nga Madeira për të jetuar në Lisbon, transmeton portali arbresh.info.
“E kam parë atë për herë të parë në muajin mars të vitit 1997”, shpjegoi ai për ‘La Gazzetta dello Sport’. “Ishte në një turne futbolli në Camara de Lobos, ai ishte prezantuar tek unë nga gjyshi i tij. Më është thënë se ishte një lojtar me kualitet të shkëlqyer dhe karakteristika të veçanta”
“Ai ishte i vogël, por ishte i mirë. Ishte e mjaftueshme për të shikuar atë për një moment për të parë se kishte disa aftësi të shkëlqyera me topin. Për tu siguruar, unë kam pyetur disa nga trajnerët e mi për disa informata – askush nuk kishte parë ndonjë herë një lojtar aq të ri me aq potencial”
Ronaldo eventualisht depërtoi në skuadrën e parë të Sportingut në vitin 2003 duke luajtur një sezon të vetëm para transferimit të tij në Manchester United./arbresh.info/
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...