Google ADS

Cristiano Ronaldo shënon sërish ndaj Deportivo Alaves

17:39 | 24 Shkurt 2018
Arbresh Info

Kampioni i Spanjës dhe Evropës ka thelluar edhe më tej epërsinë në ndeshjen e sotme (e shtunë) kundër Deportivo Alaves.

Real Madridi është duke udhëhequr me rezultat të thellë 3 me 0 në ndeshjen e xhiros së 25-të në La Liga kundër Deportivo Alaves, shkruan portali arbresh.info. Superylli Cristiano Ronaldo ka realizuar sërish në Santiago Bernabeu duke trefishuar epërsinë e ‘Los Blancos’.

Pas golit të epërsisë të shënuar një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, Ronaldo realizoi për 3 me 0 edhe në minutën e 61′. Asitues në golin e dytë personal nga sulmuesi portugez ishte Lucas Vazquez.

Goli i dytë i ndeshjes është realizuar nga Gareth Bale në minutën e 46′.

Cristiano Ronaldo tani ka shënuar 12 gola brenda shtatë ndeshjeve të fundit për Real Madridin në të gjitha kompeticionet./arbresh.info/

https://streamable.com/bptuz

Të ngjashme