Disa akuza të reja në lidhje me superyllin e Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldon, janë zbuluar së fundmi.
Jasmine Lennard, e cila sipas gazetës ‘Marca’ ka qenë një e dashur e Ronaldos, ka bërë disa akuza të rënda drejtë 33-vjeçarit në llogarinë e saj në Twitter duke e akuzuar lojtarin për kërcënimin e saj se do “t’ia pres trupin” dhe do t’ia “hedh në lumë”, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/Jasminelennard/status/1082703664299630592?
Përmes disa postimeve të shumta në llogarinë e saj në Twitter, Lennard akuzon atë për të qenurit një “gënjeshtar” dhe një “psikopat”
https://twitter.com/Jasminelennard/status/1082701781644308484?
Këto akuza nga Lennard vijnë vetëm disa muaj pasi futbollisti ishte akuzuar për përdhurimin e një gruaje me emrin Kathryn Mayorga, diçka që u zbulua fillimisht nga gazeta gjermane ‘Der Spiegel’.
Lajmet në lidhje me këto pretendime nga Lennard janë vërtetë të rënda, veçanërisht nëse vërtetohen se kanë substancë./arbresh.info/
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...