Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo edhe një herë refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve te konferenca për shtyp pas ndeshjes së fituar të Portugalisë 1 me 0 ndaj Rusisë.
“Sigurisht ne jemi shumë të lumtur, është hera e parë që Portugalia fiton në Rusia. Mendoj që skuadra luajti shumë mirë”, u përgjigj Ronaldo me shpejtësi duke injoruar pyetjet rreth të ardhmes së tij, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi luajtur kundër një skuadre që ishte në shtëpi, një skuadre që na vuri në presion, por ne ishim më të mirë. Ne kishim më shumë mundësi dhe ne ishim thjeshtë fitues. Ne kemi katër pikë dhe duhet të urojmë skuadrën tonë”
32-vjeçari, e ardhmja e të cilit vazhdon të mbetet në dyshime te klubi në Bernabeu, nuk doli në konferencë për media pas ndeshjes kundër Moskës në kuadër të Kupës së Konfederatave./arbresh.info
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...