Google ADS

Cristiano Ronaldo: Sanksionimi më goditi fortë

11:02 | 24 Maj 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka pranuar se ndëshkimi me pesë ndeshje mos lojë në fillim të sezonit ishte diçka shumë e vështirë për të.

Portugezi u sanksionua pas shtyrjes e gjyqtarit Ricardo de Burgos Bengoetxea në fitoren 3 me 1 të Real Madridit ndaj Barcelonës Superkupë të Spanjës dhe kërkesa e tij për apelim u refuzua nga Administrata e Gjykatës Sportive të Spanjës, transmeton portali arbresh.info.

“Sanksionimi më goditi fortë pasi unë isha përgatitur mirë për të filluar sezonin”, është shprehur Ronaldo në një intervistë për ‘El Chiringuito de Jugones’.

“U ndëshkova me pesë ndeshje për diçka idiote. Është tipike që ju thoni gjëra dhe shtyni. Sergi Roberto goditi Marcelon dhe u ndëshkua me vetëm katër ndeshje. Gjyqtarët duhet të jenë më fleksibile”

“Në Angli ka shumë sharje dhe gjyqtarët e bëjnë punën e tij më mirë nëse ai zhvillon një dialog”

“Ndëshkimi ndaj meje më lëndoi sepse për mendimin tim ishte i padrejtë. Ka ndodhur edhe me lojtarët e tjerë”

Ronaldo është pyetur gjithashtu rreth të ardhmes se tij se kur ka në plan të pensionohet, por 33-vjeçare ka shprehur se do dëshironte të luante deri në moshën 41 vjeçare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme