Cristiano Ronaldo rrëfen një ngjarje të dhimbshme para transferimit në Man Utd

22:55 | 3 Tetor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se ka shpërthyer në lot çdo natë pasi është larguar nga familja e tij për të ndjekur ëndrrën e tij të futbollit.

Ylli i Real Madridi u bë njëri nga lojtarët më të mirë në botë duke fituar katër herë Topin e Artë dhe trofe të panumërt gjatë karrierës së tij në klub, transmeton portali arbresh.info. Por, Ronaldo ka pranuar se rruga drejt suksesit nuk ishte gjithmonë e lehtë pas largimit nga shtëpia e tij në Madeira që t’i bashkohet akademisë të së rinjve në Sporting Lisbon.

Ronaldo ka zbuluar dhimbjen që ka ndjerë pas largimit nga familja për të ndjekur ëndrrën e tij
Ronaldo ka zbuluar dhimbjen që ka ndjerë pas largimit nga familja për të ndjekur ëndrrën e tij

“Futbolli më dha gjitha, por gjithashtu më largoi larg nga shtëpia para se të isha vërtetë i gatshëm”, ka shkruar Ronaldo për ‘PlayersTribune’.

“Kur isha vetëm 11 vjeçar, unë u zhvendosa nga ishulli te akademia në Sporting Lisbon dhe kjo ishte koha më e vështirë e jetës time”

“Është çmenduri për mua të mendojë për këtë tani. Djali im, Cristiano Jr., është vetëm 7 vjeç derisa po shkruaj këtë dhe mendoj si është të ndihesh, kur mbledh një valigje për të pas katër viteve dhe e dërgon atë në Paris apo Londër”

“Duket e pamundur dhe jam i sigurt që dukej e pamundur edhe për prindërit e mi për ta bërë të njëjtën gjë për mua. Por, ishte mundësia ime për të ndjekur ëndrrën. Pra, ata më lejuan të largohen dhe unë shkova. Kam qarë thuajse çdo ditë”

Cristiano Ronaldo u largua nga familja e tij për t'i bashkuar Sporting Lisbonit kur ishte në moshën 11 vjeçare
Cristiano Ronaldo u largua nga familja e tij për t’i bashkuar Sporting Lisbonit kur ishte në moshën 11 vjeçare

“Isha ende në Portugali, por ishte sikur të kalosh në një vend tjetër. Theksi e bënte sikur të ishte një vend plotësisht tjetër. Kultura ishte ndryshe. Nuk e njohja askënd dhe isha shumë i vetmuar. Familja ime mund të përballonte vizitat çdo katër muaj apo më shumë”

“Më mungonin shumë sa që çdo ditë ishte e dhimbshme”

“Futbolli më bëri që të vazhdojë. E dija që unë isha duke bërë gjëra në fushë që fëmijët tjerë në akademi nuk mund t’i bënin. Më kujtohet për herë të parë kur një fëmijë i tha një tjetrit, ‘A e shihni çfarë bëri ai? Ky djalosh është një bishë”

Cristiano Ronaldo fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë në Manchester United./arbresh.info/

Të ngjashme