Cristiano Ronaldo ishte në aksion derisa Real Madridi po stërvitje për ndeshjen e tyre në kuadër të La Ligas kundër Celta Vigos mëngjesin e sotëm (e premte).
Golashënuesi më i mirë i klubit qëndroi jashtë fushe në disfatën e së mërkurës kundër Sevillas pas lëndimit që mori në El Clasicon e së dielës që përfundoi baras 2 me 2 kundër Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi u lëndua në kyç të këmbës në momentin kur realizoi golin e barazimit në Camp Nou, por u detyrua të qëndroj jashtë fushe në pjesën e dytë duke ngjallur kështu frikë rreth gjendjes së tij për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit më 26 maj.
Sidoqoftë, Ronaldo arriti të jetë pjesë e skuadrës në seancën e sotme stërvitore në Valdebabs.
33-vjeçari ishte i pranishëm vetëm në një pjesë më të qetë të seancës pasi punoi për tu rikuperuar nga lëndimi në palestër.
Zidane insiston se ylli i tij do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen kundër skuadrës së Jurgen Klopp në Kiev./arbresh.info/
https://twitter.com/realmadriden/status/994868492724854784
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...