Cristiano Ronaldo refuzon kontratë 200 milionëshe

16:37 | 8 Korrik 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 200 milionë euro nga Super Liga e Kinës.

E ardhmja e 33-vjeçarit në Real Madrid ka qenë subjekt i spekulimeve të shumta pas finales së Ligës së Kampionëve në muajin maj të fituar kundër Liverpoolit, pas të cilës Ronaldo la të kuptohet se mund të largohet nga klubi, transmeton portali arbresh.info.

Largimi i Zinedine Zidanes si një trajner dhe arritja e Julen Loptegui kanë shërbyer vetëm si një rritje ndaj thashethemeve rreth Ronalos se mund t’i jap fund karrierës së tij në Bernabeu, ndërkohë që Juventusi është duke përgatitur një shumë të madhe për të siguruar shërbimet e tij.

Në këtë rast, një klub i paemëruar në Super Ligë të Kinës i ka ofruar Ronaldos kontratë të jashtëzakonshme dy vjeçare që do t’i siguronte atij 100 milionë euro në vit.

Përveç ofertës personale ndaj lojtarit, një shumë madhështore gjithashtu është e nevojshme për të bindur Madridin që ta shes atë.

Ronaldo ka qenë i qetë në rrjete në sociale qysh pas eliminimit të Portugalisë në raundin e dytë të Kampionatit Botëror./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme