Portugalia është duke luajtur mbrëmjen e sotme (e shtunë) kundër Serbisë.
Dy skuadrat kombëtare janë duke u përballur mes tyre në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Ashtu siç pritej, e gjithë vëmendja në stadiumin “Rajko Mitic” është te superylli i Juventusit – Cristiano Ronaldo.
Por, fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë është duke u provokuar nga tifozët serbë për shkak se në çdo prekje të topit dëgjohen brohoritje prej tyre “Messi, Messi”.
Sidoqoftë, Serbia është duke u mposhtur me rezultat 0 me 2 në shtëpi.
William Carvalho realizoi golin e epërsisë, ndërsa Goncalo Guedes dyfishoi shifrat në pjesën e dytë./arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre